Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.

Burime për gazetaren e Report  Tv Keti Banushi bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona gjatë një aksioni të ndërmarrë mbrëmjen e sotme.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni që është ende në vijim, ndërsa prokuror i çështjes është Ened Nakuçi.


Shtuar 26.04.2024 23:35