Në stërvitjet e Forcave të Armatosura është përfshirë sot edhe hedhja e lirë më parashutë nga një lartësi prej 5 mijë metrash. Këtë e ka bërë të ditur Gjenerali Arben Kingji me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku shkruan se kjo hedhje u bë për herë të parë, pas 30 vjetësh.
Postimi i Plotë:
Aftësimi i personelit përmes trajnimit është një prej objektivave në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Për herë të parë pas afro 30 vjetësh, në trajnimet për operacionet luftarake është përfshirë hedhja taktike e lirë me parashutë në lartësinë 5 mijë metra.