Heqja e roaming, Bushati: Kur ka vullnet politik ka bashkëpunim rajonal

Nga sot, në Ballkanin Perëndimor nis zbatimi i komunikimit pa roaming. Ky fakt, është komentuar dhe nga ish minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ka vullnet politik.

Në një postim në rrjetet sociale Bushati thotë se është rezultat i prekshëm në kuadrin e procesit të Berlinit ku Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit dhe BE janë lehtësues të këtij procesi.

“Sot është dita e parë e #romanginfree në Ballkanin Perëndimor. Një rezultat i prekshëm për qytetarët në kuadrin e Procesit të Berlinit që tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ekziston vullneti politik. Faleminderit Rcc dhe BE për lehtësimin e këtij procesi!”, shkruan Bushati në Tëitter.


Shtuar 1.07.2021 12:19