Kryeministri Rama i pyetur në lidhje me kërkesën e opozitës për t’i hequr mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ka thënë PD nuk do të ndryshojë dhe vazhdon të marrë zvarrë këdo i del përpara.
Ne do të vazhdojmë të shohim përpara, tha Rama, duke bërë dhe gabime, ndërsa personalisht e cilësoi furtunë në gatë, çështjen.
Të lidhura
None found
“Besoj që është koha, ka kohë që ka kaluar, që ne (qeveria) natyrisht jemi shumë mikëpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre, por këta nyuk do të ndryshojë. Kjo tërheqja zvarrë e kujtdo që u del përpara, për të bërë linçimi, është një praktikë që nuk do të ndryshojë, Zgjedhja jonë është e thjeshtë, rruga jonë është e papërcaktuar. Ose do të bëjmë punët duke ditur që s’jemi perfekt duke bërë dhe gabime ose do të merremi me ta. CDO minutë i humbur duke u marrë me ta është gjynah i madh. Nuk e shoh të arsyeshme të merrem me këtë furtunë në gotë, gjithsesi të merren institucionet”, tha Rama.
