Henrik Hoxhaj zbulon raporton me Erjon Alibejn dhe kërkesën e Dumanit për të hedhur në erë me themel shtëpinë e Talo Çelës

Në dëshminë e tij, i pënduari i drejtësisë Henrik Hoxha ka rrëfyer se nuk ka njohje me Erion Alibeajn, por vetëm dinte që ishte shumë mik me Nuredin Dumanin. Ai gjithashtu ka thënë se ky i fundit i ka kërkuar për rreth 20 mijë euro, të hedhë në erë shtëpinë e Talo Çelës.

Hoxhaj, në dëshminë e tij të siguruar nga Albeu.com, thotë se e ka marrë përsipër të vendosë tritolin në shtëpinë e Talo Çelës, ndërsa shton se bashjëpunëtor ka pasur Skerdi Tason dhe qëllimi ishte ta shembnin me themel shtëpinë.

Dëshima:

Pyetje: A keni njohje me shtetasin Erion Alibej nëse po si e njihni, po Nuredin Dumani a njihej me këtë shtetas a ke dijeni për këtë fakt?

Përgjigje: Nuk njihem me këtë shtetas dhe se kam takuar kurrë, Nuredin Dumani më ka treguar se e kishte shumë mik por asgjë më tepër se kaq dhe mua duke qenë se nuk më ka interesuar nuk e kam pyetur.

Në Elbasan unë kam kryer edhe një vepër tjetër konkrektisht në vitin 2020 koha e saktë nuk më kujtohet kam vendosur lëndë eksplozive në banesën e shtetasit Talo Cela. Nuredin Dumani më ka kërkuar që të vendosja lëndë eksplozive tek shtëpia e Talo Celës e Cila ndodhet në Bradashesh tek ura pa vajtur tek magazina e Dines. Për këtë gjë Nuredini më ka ofruar shumën 15-20 mijë euro nuk e kujtoj shumën e saktë për momentin. Unë e kam marrë përsipër ta kryeja dhe kam porositur një sasi lënde eksplozive mund të ketë qenë rreth 500 gram e përgatitur me kapsollë detonatore me fitil që ndizej me zjarri. Lëndën eksplozive ma ka përgatitur një person të cilin nuk e njoh me emër pasi nuk kam dashur të hyj në muhabet me të. Bombat e përgatitura kanë qenë dy pasi kemi dashur ta rrëzojmë shtëpinë nga themelet. Pasi kisha marrë bombat e përgatitura jam nisur nga Tirana me një automjet Hyundai të cilin e kisha marrë me qera dhe kam qenë në makine së bashku me shtetasin Skerdi Tasi. Në orët e para të mëngjesit kam arritur tek shtëpia e Talos e Cila ishte dy katëshe dhe ishte e braktisur. Unë kam qëndruar tek makina me pistoletë në dorë ndërsa Skerdi ka vendosur bombat njërën tek kollona e parë dhe tjetrën tek e dyta dhe u ka vënë flakën fitilit. Pasi Skerdi ndezi fitilin menjëherë jemi larguar me automjet drejt Tiranës dhe para se të hynim në tunel kam ndaluar mjetin pasi doja të dëgjoja shpërthimin. Pasi e kam dëgjuar shpërthimin jam nisur për Tiranë bashkë me Skerdin.