“Hëna” e fotografit të njohur italian fiton çmimin e NASA-s

Fotoja e Hënës e fotografit italian fiton çmimin e NASA-s “fotografia e ditës së astronomisë”.

Fotografia është realizuar më 15 dhjetor 2023 ndërsa çmimin e mori 10 ditë më vonë.

Ai ishte aty saktësisht në kohën e duhur dhe kur qielli ishte i pastër. Por, kjo arritje nuk ishte çështje rastësie pasi pesë herë gjatë gjashtë viteve fotografi Valerio Minato u përpoq të realizonte këtë foto dhe gjeti mot të keq.

Fotografia është realizuar në Piemonte, Itali. Katedralja në plan të parë është Bazilika e Superga-s, mali në mes është Monviso dhe hëna në sfond.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Valerio Minato (@valeriominato)


Shtuar 12.01.2024 21:16