Kryeministri Kovaçevski në mbrëmjen e së hënës është pranuar në Klinikën Infektive me dhimbje stomaku, transmeton TS. Sipas raportimeve shkak për këtë ka qenë helmimi nga ushqimi.
Kryeministri Kovaçevski u pranua me dhimbje stomaku nga helmimi i mundshëm nga ushqimi. Atij i është ofruar kujdes i plotë shëndetësor, pas së cilës gjendja e tij është përmisuar menjëherë. Ai është ndaluar në mbrëmje për vëzhgim ndërsa sot është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore ka thënë për A1on dr. Milena Stevanoviq.