Një video amatore shfaq momentin që pretendohet se tregon helikopterët e ushtrisë ruse, duke sulmuar mbi aeroportin e Kievit.
Helikopterët rusë vazhdimisht hedhin raketa, ku për cak kishin bazën ushtarake në afërsi të aeroportit Gostomel.
Zyra e kryetarit të Kievit ka njoftuar se ka pasur luftime të ashpra përreth aeroportit. E disa prej atyre janë dokumentuar në këtë video.
Besohet se bëhet fjalë për helikopterë Ka-52 Alligators, Mi-8s dhe Mi-24 që vazhdimisht lansonin raketa mbi caqet ushtarake ukrainase.