Helikopterët e marinës amerikane fundosën tre nga katër varkat e vogla të përdorura nga luftëtarët Houthi të cilët suolmuan një anije mallrash në jug të Detit të Kuq , tha Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM).
Helikopterët nga aeroplanmbajtësja USS Eisenhower dhe shkatërruesi USS Gravely, duke iu përgjigjur një sinjali fatkeqësie nga anija Maersk Hangzhou, kthyen zjarr ndaj anijeve Houthi në vetëmbrojtje dhe fundosën tre prej anijeve.
???? Breaking: US Navy helicopters sink three Houthis boats, and killed all the crews after the boats attacked a Danish vessel in the Red Sea. pic.twitter.com/bpkjXEyJ0v
— Terror Alarm (@Terror_Alarm) December 31, 2023
Asnjë nga ekuipazhi i tyre nuk mbijetoi. Anija e katërt u arratis nga zona detare, shtoi CENTCOM.
Më herët Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thanë se kishin marrë informacion për një sulm në një anije që ndodhi 60 milje detare në veri-perëndim të portit jemenas të Hodeidah në Detin e Kuq.
UKMTO theksoi se një anije e paidentifikuar ka raportuar se është sulmuar nga tre varka të vogla dhe ka pasur shkëmbim zjarri. Asnjë nga ekuipazhi i anijes nuk u lëndua, tha UKMTO.
Në të njëjtën kohë, Maersk njoftoi sot se po pezullon për 48 orë kalimin e flotës së saj përmes ngushticës së rëndësishme strategjike Bab el-Madeb në Detin e Kuq.