Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një konferencë të përbashkët me homologun e tij turk, Hakan Fidan, i cili ndodhet në Tiranë ka përshëndetur bashkëpunimin mes dy vendeve.
Parlamenti turk ka miratuar marrëveshjen për njohjet reciproket të patentave dhe Hasani tha se po presin hyrjen në fuqi të marrëveshjes.
Hasani: Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Investimet turke në Shqipëri arrijnë 3.7 mld euro. 15 mijë shqiptarë janë të punësuar me 630 kompani turke që operojnë në vendin tonë. Përshëndesim miratimin nga parlamenti turk marrëveshjen për njohjet reciproket të patentave. Shqipëria do të vazhdojë angazhimin shumë palësh në 4 nisma rajonale dhe përmbushja me sukses do të kërkojë edhe bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë. Me kolegun Hakan bashkëndamë mendime të njëjta me agresionin rus në Ukrainë dhe kemi shprehur mbështetjen e palëkundur për integritetin territorial të Ukrainës./albeu.com