HARTA/ Parashikimi i motit për ditën e diel, 12 qershor 2022

Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa.

Edhe për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe./SHMU/