Sot ka nisur viti i ri shkollor, dhe ashtu si vitit e shkuara kryeqyteti është bllokuar thuajse në çdo rrugë, nga trafiku.
Prezenca e shtuar e automjeteve ka shkaktuar një trafik të rënduar, duke i lënë të gjithë vonë për në punë dhe për aktivitet e tjera të planifikuara.
Siç duket, pavarësisht masave të marra nga Policia Rrugore, sërish kaosi ka qenë i pashmangshëm, sidomos në rrugët kryesore dhe ato pranë shkollave.
Më poshtë mund të shikoni hartën live për të parë trafikun e tmerrshëm të Tiranës që tashmë do të na shoqërojë çdo ditë./albeu.com