Harruan gjellën në zjarr duke parë telenovelën, merr flakë banesa në Berat

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në një banesë në zonën e ish/merkatos në lagjen “13 Shtatori” në Berat.Mësohet se shtëpia e Astrit Pashës u përfshi nga flakët, pas shpërthimit të një bombule të vogël gazi.

Çifti kishte vendosur gjellën në zjarr por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela. Pas djegies së tenxheres ka shpërthyer edhe bambula e gazit, që fatmirësisht nuk ka qënë e mbushur plotësisht.

Pas konstatimit të rënies së zjarrit, kryefamiljari ka dalë jashtë banesës me gruan dhe ka njoftuar zjarrëfikësen. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikësish, të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit.

Pavarëshit shuarjes së zjarrit në një kohë të shkurtër pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar por fatmirësisht çifti Pasha nuk mori asnjë lëndim. /albeu.com


Shtuar 7.10.2021 15:36