Harrojini tabletat, me ndihmën e masazhit, dhembja e kokës pushon për vetëm tre minuta

Dhembja e kokës më së shpeshti është problem i njeriut modern

Lodhja, ngarkesa e tepërt, zhurma dhe mungesa e gjumit janë vetëm disa nga shkaktarët e dhembjes së kokës.

Masazhi

Duhet ta vëni kokën në krahë të personit të shtrirë në shpinë, por mund të rrini edhe ulur dhe i kthyer me shpinë nga partneri.

Masazhin fillojeni nga tëmblat. Lëvizjet të jenë të lehta dhe rrethore.

Bëni masazhin 3 minuta dhe kujdesuni që lëkura të mos irritohet shumë, sepse atëherë masazhi nuk mund të bëhet i pakëndshëm.

Masazhuesi duhet të prekë në tëmbla aty ku gjendet një “gropë e vogël”. Pas masazhit duhet me maje të gishtave tregues të shtrëngoni atë pikë. Do të keni ndjenjën se dhembja në çastin e parë po shtohet, por pastaj lehtë fillon të largohet.

Pas këtij masazhi bëni masazhin pjesës së kokës mbi ballë. Masazhuesi duhet me shuplakë ta kapë kokën ashtu që vetëm gishtat e mëdhenj të jenë të lirë.

Fillojani me lëvizje rrethore, pastaj vazhdoni me maje të gishtave lehtë në drejtim majës së kokës. Bëni masazh kësaj pjese të kokës 3 minuta, pastaj me majat e gishtave të mëdhenj në vendin ku ata bashkohen mbi ballë shtrëngoni lehtë disa sekonda.

Dhembja e kokës tashmë do duhej të pushonte.

Nëse akoma keni dhembje, vazhdoni me masazhin e majës së kokës dhe të pjesës së qafës. Majës së kokës gjithashtu duhet bërë masazh me lëvizje rrethore, ndërsa masazhi i qafës bëhet njësoj si edhe masazhi mbi ballë (me lëvizje rrethore të gishtave të mëdhenj).

Pas këtyre masazheve lodhja dhe nervozizmi do të pushojnë.

Shtuar 2.11.2022 21:14