Harrojeni “Screen recording”, WhatsApp po shton opsionin e ri

WhatsApp po punon për një ndryshim të madh në aplikacion. Ai do mundësojë shpërndarjen e mesazheve zanore si përditësim i statusit. Nëse më parë përdornit opsionin “Screen recording” në celular për të ndarë një mesazh zanor, tani do jetë më i thjeshtë, raporton The Sun.

WBetaInfo, të cilët testojnë opsione të reja në aplikacion, thanë se kjo risi është në versionin beta të tij, në pajisjet Android.

“Kur dëshironi të postoni një përditësim të ri statusi, mund të zgjidhni ngjyrën e sfondit dhe mesazhi zanor do të shfaqet në formën e një flluske. Gjatësia maksimale e mesazheve do të jetë 30 sekonda”, thuhej në raportin e WhatsApp. Nuk dihet ende se kur do të lançohet kjo risi për të gjithë përdoruesit.

Shtuar 23.09.2022 09:36