Muslim Murrizi, në një reagim në faqen e tij në rrjetet sociale, ka akuzuar drejtuesit e PD-së se po trukojnë votat e primareve, ndaj ka kërkuar përsëritjen e tyre.
“Te nderuar drejtues te PD dhe te komisionit zgjedhor te primareve te Qarkut Tirane. Nuk besoj qe ka ndonje nga 82 kandidatet qe nuk e di se sa vota ka mare. UNE KAM MAR 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI AJO E VORES DHE E PASKUQANIT.
Prandaj boll e mbllaçitet si karamele ne goje shpalljen e rezultatit te Qarkut Tiranë se çdo vonesë shton dyshimet per proces jo te rregullt.
Per 2 Deget Vore dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutite ne prezence te numeruesve dhe vezhguesve e jo te dergoni minj administrate qe kane 25 vjet qe lepijne kepucet e kujdo padrinoje ne seli te PD e te derdellisni per parregullsi.
Merni vendim qe ne Vore dhe Paskuqan te perseriten zgjedhjet te shtunen tjeter e mos i ofendoni Demokratet e ketyre dy Bashkive se nuk jua kanë borxh.
KJO ESHTE “ STERVITJE” Ndaj mos u “ lodhni” shume ne “ stervitje” se nuk do kemi takat per ndeshjen. RESPEKTE E MIRENJOHJE PER 400 DEMOKRATET QE ME VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT i TYRE NE BETEJEN ME RREGJIMIN.