Hapja e tunelit të Llogarasë/ Kryeministri Rama pritet me daulle dhe këngë (VIDEO)

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, është pritur me këngë isopolifonike dhe daulle, gjatë inaugurimit të tunelit të ri të Llogarasë.

Gjatë inagurimit të tunelit që shkurton rrugën drejt jugut në pikun e sezonit turistik, Rama është shoqëruar nga zv.kryeministrja Balluku, nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Të shumtë ishin qytetarët që i uruan ditëlindjen kryeministrit, duke i kënduar edhe këngë.

 


Shtuar 5.07.2024 15:57