Hapja e negociatave Shqipëri-BE, ministri i Jashtëm çek: I lumtur që kjo pritje ka mbaruar

Ministri i Jashtëm çek ka thënë se është i gëzuar që në këtë çast historik po ndodh në presidencën çeke. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

“Jam i kënaqur që Shqipëria dhe RMV ja dolën të nisin zyrtarisht negociatat.  Ne kemi arritur një gur kilometrik në evoluimin e marrëdhënieve tona. E ardhmja e BP është në BE, Shqipëria ka qëndruar pranë fqinjëve në kohë të vështira dhe jam i lumtur që kjo pritje ka mbaruar për të dyja shtetet. Jam i lumtur që ky moment historik po zhvillohet gjatë presidencës çeke. Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që të betohen si anëtarë të ardhshëm të BE. Nxisim Shqipërinë të harmonizohet me politikën e jashtme të BE. Presim zotime për të përmbushur reformat e nevojshme për të përmbyllur këtë proces. BE do të mbështesë Shqipërinë deri në anëtarësimin e plotë. Shqipëria së pari duhet të zbatojë reformat në fushat e sundimit të ligjit, në gjyqësor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jam i lumtur që kjo po ndodh”, tha ministri i jashtëm çek.


Shtuar 19.07.2022 13:08