Hapja e negociatave, këta janë 25 negociatorët që do ulen nesër në tryezë me BE-në në Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Një delegacion shqiptar është nisur sot drejt Brukselit ndërsa të martën mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.

AXHENDA

E hënë, 18 korrik

15.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit (TC-ANA)

17.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit

Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron mirëpriten nga znj. Suela Janina,

Ambasadore e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian

17.40 – Nisja drejt qytetit të Brukselit

E martë, 19 korrik

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar

Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula

von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit

Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)

Formati: 1+2

Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:

  1. Edi Rama, Kryeministër

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

  1. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski

dhe Presidentes Von der Leyen

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de

la Loi 155, 1040 Bruxelles)

Tryeza e parë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

  1. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE

  1. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm

Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë

Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik

Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT

Tryeza e Dytë

Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim

Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm

  1. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm
  2. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë

  1. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
  2. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave

Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE

Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike

Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ

Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë

  1. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE

Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ

12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së

Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së

Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave

me Bashkimin Europian./abcnews.al/