Pas denoncimeve të përsëritura të opozitës, vërtetohet tashmë plotësisht aktivizimi i modelit të manipulimit të votave nëpërmjet asaj që quhet Treni Bullgar.
Ishte denoncuar edhe me parë nga Bledi Himçi.
Ndërkohë që gjatë numërimit të votave në KQZ, është zbuluar në kutinë 22/49 që i përket bashkisë Peqin një fletë votimi pa vulë e që ishte numëruar në favor të subjektit politik Partia Socialiste.
Kjo fleta pa vulë shprehet kandidati i opozitës Bledi Himçi për mediat, shpjegon skemën e manipulimit të zgjedhjeve me modelin e “trenit bullgar”.
Himçi: S’ka rendësi kandidati. Ja një fletë pa vulë fare dhe është quajtur e vlefshme me numrin 5. Pa vula. Kjo është pjesa e trenit bullgar. Po tentojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Normalisht duhej të bëhej korrigjimi edhe i tabelës, por jo vetëm i tabelës. Duhet bërë edhe konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Për sa kohë këtu futet një fletë bosh e cila e cila ka krijuar “trenin bullgar” dhe shikoni edhe rezultatin e kësaj qendre.
Pas verifikime të syrit, u mësua se në këtë qendër votimi rezultati që gjendet ne procesverbalet zgjedhore, është shumë i thellë në favor të Rilindjes. Ne qendrën 22/49 rezultati i certifikuar: PS- 76.88 % dhe PD: 7.50 %. Pra duket qartë që kutia e “trenit bullgar” qe u denoncua nga Himçi ka ndikuar në rezultatin e majmë për PS. E kështu ka ndodhur gjithandej. Farsa elektorale tashme ka rrëzuar zgjedhjet.