Hapet thesi për zgjedhje/ Rriten pagat në Ushtri pas 1 janarit! Trupat speciale përfitojnë më shumë. Vendimi botohet në Fletoren Zyrtare

Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim do t’i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, Pilotët, Inxhinierët dhe Teknikët e mirëmbajtjes, Njësia “Cyber”, Dronët, Forcat e Dedikuara për Emergjencat Civile, dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

Vendimi i plotë sqaron në mënyrë të detajuar shtesat për të gjitha kategoritë.

Kujtojmë se viti i ardhshëm ëdo jetë vit zgjedhor, dhe ky vendim do zbatohet vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.


Shtuar 16.10.2024 16:50