Testamenti i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili vdiq më 12 qershor, është hapur sot në Milano dhe përmbajtja e tij është lexuar para dy avokatëve.
Siç shkruan shtypi italian, pesë fëmijët e “Cavaliere” dinë gjithçka që përmendet në testament. Por se çfarë saktësoi manjati italian në lidhje me këtë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, e cila përfshin tre kanale televizive, një shtëpi botuese, një kompani sigurimesh dhe një ekip futbolli, nuk dihet ende nga mediat.
Të lidhura
None found
Pyetja kryesore është nëse pasuria totale, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 4 miliardë euro, do të ndahet në mënyrë të barabartë midis pesë fëmijëve të Berlusconit (ai kishte dy nga martesa e parë dhe tre më të vegjlit nga e dyta, me Veronica Lario) dhe nëse Perandoria ekonomike e tij do të mbetet e bashkuar ose nëse kompanitë e caktuara do të shiten.
