24 orë pas mbylljes për shkak të reshjeve të borës, kompania Gjoka Konsruksion ka njoftuar hapjen e Rrugës së Arbrit.
Njoftimi:
Gjatë natës reshjet kanë pushuar, mjetet borëpastruese në terren kanë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora.
Tashmë Rruga e Arbrit është e hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore./albeu.com