Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës.
Ky veprim, vjen si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita pas zgjedhjeve të 11 majit.
Vendimi vjen pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar dhe synon të sigurojë transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor.
Bëhet me dije se rinumërimi do të përqendrohet tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM.