Gazetari Artan Hoxha përmes një statusi në rrjete sociale ka përshëndetur Klodian Brahon i cili mori sot detyrën si drejtues i SPAK.
Gazetari Hoxha teksa ndan një moment nga fëmijëria në rrjete sociale, ka zgjedhur të përshëndesë zgjedhjen e Klodian Brahos duke shkruar: “Hape rrugën o i pari se ne jemi nga Skrapari”.
Statusi i plotë i Artan Hoxhës
Kur ishim të vegjël dhe shkonim në kampin e pionerëve “Qemal Stafa” në Durrës, në kohën e diktaturës, sa herë i dilte përpara ndonjë makinë autobuzit tonë, të gjithë brohorisnim njëzëri:
“Hape rrugën o i pari,
se ne jemi nga Skrapari…”
Me këtë rast, përshëndesim kreun e ri të SPAK….
zotin Braho nga Skrapari…
***
Klodjan Braho, prokurori nga Skrapari është zgjedhur këtë të enjte si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke marrë zyrtarisht drejtimin e institucionit më të rëndësishëm në vend për luftën ndaj korrupsionit në nivelet më të larta dhe grupeve të strukturuara kriminale.
Zgjedhja e tij vjen pas një procesi kandidimi ku ai u paraqit i pari për postin dhe siguroi mbështetjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke marrë mandatin për të udhëhequr strukturën më të besuar të drejtësisë së re.



