Hap pas hapi! Nga plani për vetëvrasje tek sajimi i vrasjes në Pukë, Pecorelli i thotë të gjitha

Davide Pecoreli italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh flet për herë të parë për një media shqiptare.

Pas ndalimit të Davide Pecorelit në Itali, gazetari Mikel Marsi mësoi të vërtetën e mikut të tij.

Gazetari: Kur ke arritur në Shqipëri për herë të parë?

Davide: Për herë të parë në Shqipëri kam qenë në 2019 ku ka kaluar pushime në Vlorë së bashku me bashkëjetuesen time që është vlonjate, ajo jeton në Itali prej shume vitesh.

Gazetari: Po udhëtimi juaj i fundit në Shqipëri?

Davide: Une jam nisur më tre janar 2021 nga aeroporti i Anconas dhe kam zbritur në Rinas, kam kaluar natën e parë në shtëpi në Vlorë ku duhet të tërhiqja disa produkte parukerie, kam punuar nga gushti për të hyrë në tregun e makinerive estetike dhe produkteve te parukerisë. Kam themeluar një shoqeri, pra kam hapur një nipt në muajin Gusht.

Unë vij nga 25 vite që bej biznes, por vitet e fundit kam dy vite që po vuaj në nivel ekonomik, pas kovid, u gjenda ne një situate në teë cilen pushova 40 punonjës dhe kam më shumë se 1 milion euro borxhe, u përpoqa të hap një treg në Shqipëri, ku kisha ca tratativa për një lazer të rëndësishëm, që kushton 100,000 euro, unë do e shisja tek një zotëri që ka qendër estetike por me kovid është ai po e shtynte situatën, dhe pastaj doja të hyja në tregun e ngjyrave të flokëve. Tirana është një treg i madh dhe në lulëzim, Vlora më pak dhe doja të vleresoja edhe pjesën e veriut, Shkodrën, Kukësin, për të vlerësuar të gjithë Shqipërinë.

Çfarë ndodhi në Pukë?

Davide: Mora makinën me qera dhe në datë 4 u nisa për në Pukë, kisha prenotuar, sepse ishte një qytet ndërmjet Shkodrës dhe Kukësit, ishte e rehatshme sepse merrja autostradën. Që kur mbërritur në Shqipëri në date 3 unë kam qenë tashmë në një gjendje shumë të vështirë, por doja të tentoja t’ia dilja, sepse nuk kisha më leke as për të ngrënë. Isha në depresion psikologjik. Unë kisha vendosur të vrisja veten dhe kisha blerë një tub gazi për ta bërë në makinë. Më 5 Janar përpara se të bëja këtë kërkova një prift për tu rrëfyer. Unë jam katolik, e dija që veriu është katolik, unë kam thënë edhe prokurorëve të Periugias që nuk do t’i them kurrë emrat. Kur i thashë Priftit që do të vrisja veten, mbeti i habitur dhe pasi folëm një orë ai më tha, unë kam një mundësi për ty. E di që kërkon të zhdukesh, kam mundësinë të gjej disa kocka, në një gjendje të zakonshme, nuk e prekur varrin e askujt sipas meje, ai ka ka gjetur në një liqen.

Ai më tha nëse do ndihmë nga unë do shihemi ditën më pas, pra më 6 janar.

U takuam, në një vend, më saktë një rrugë në të cilën nuk ka telekamera.
Lamë takim në një parkim hoteli në Shkodër, u nisëm së bashku me dy makina, me priftin, ai me makinën e vet dhe unë me timen. Arritëm në vendin ku do të ndodhte aksidenti sepse duhet të ishte aksident, pasi makina duhet të binte në greminë, por nuk arritëm sepse ngeci në buzën e rrugës, ja pse u duk si vrasje.

Sepse duhet të ishte aksident dhe duhet të dukej aksident.

Dy trupa ose më saktë kockat e dy trupave ku i gjete?

Davide: I solli prifti në një qeskë, nuk e di ku i ka gjetur ai, më tha që i ka marrë në një vend të përbashkët jo nga një varr.

Ai më solli dy litra benzinë, dhe këtë qesen që e kthyem në vendin e shoferit, lashë telefonin tim dhe orën time të dorës për mua me shumë vlera. Unë ia vura zjarrin makinës, ishte një Skoda e vjetër që mori menjëherë zjarr, e shtymë poshtë, makina nuk lëvizi poshtë mbeti e ngecur.
Në atë pikë ika me makinë me priftin dhe meqë kishte orë policore kemi fjetur aty, në mëngjes kam kaluar kufirin me një furgon nga veriu drejt Malit të Zi dhe pastaj Bosnjën. Dhe kam qenë në një komunitet i ndihmuar gjithmonë nga miq, në një vend ku e njihnin këtë njeri.

Kam qëndruar aty deri më datën 7 maj, që ka qenë edhe dita e kthimit tim,në Vlorë. Unë se di si e kam kaluar, po nuk na kanë kontrolluar, ndoshta ky njeri njihte policët por nuk ma kanë kontrolluar as në dalje as në hyrje. Apartamentin në Vlorë ma gjeti rrjeti i priftit, motivi për të cilin unë kam qenë 4 muaj brenda këtij komuniteti dhe një që do të vritet nuk është mirë me trurin. Më kanë dhënë gjithsej, gjithmonë ky njeri më ka dhënë lekë unë nuk erdha në Vlorë për pushime erdha për një motiv preciz, ky fakt dhe projekti mbi Montekriston mu propozuar nga shefi i komunitetit, siç i kam thënë edhe prokurorit në Itali. Unë u ktheva në Vlorë dhe unë nuk di ti jap gomones, dhe nëse doja të shkoja në Montekristo duhet të kisha idenë e ngjarjes e gomones dhe në fakt në Vlorë çdo pasdite për tre muaj kam mësuar t’i jap gomones në çdo lloj kushti kohor dhe në çdo kohë në det, kam mësuar, me një zotëri prej aty, 40 kuaj fuqi, ai nuk di asgjë por e kam paguar dhe më ka lejuar ta mësoj.

Unë nuk e di ku prifti i ka marrë kockat, unë nuk mendoj që ka hapur një varr, unë nuk e di. Di që ishte një njeri dhe është një njeri që më ka shpëtuar jeten. Di që do të përgjigjem përpara ligjit shqiptar dhe do të përgjigjem, nuk them që nuk do të përgjigjem, madje do të përgjigjem patjetër. Nuk e di nëse do e gjejnë kishën nga makina dhe GPS sepse unë e kam lënë të parkuar dhe kam shkuar te prifti me taksi, makinën e kam lënë në një parkim bari. Uroj që ky njeri të mos gjendet kurrë, sepse ka shpëtuar një jetë. Unë e kam thënë në prokurën italiane qeë nuk do e them kurrë emrin e priftit.

Në Vlorë, muajin e parë isha mjaft anonim. Deri në fillimin e kampionait europian, nuk ishte e parashikuar që të njihja njerez, dhe ndodhi në fakt që të njihja njerëz, i pari që njoha ishte Rrapo Taho, filluam me historinë, unë kam bërë arbitrin deri në serinë A, kështu që futbolli ishte pasioni im.

Pastaj më prezantoi mikun e tij Fatmirin, dhe njerëz të tjere por ata të dy në veçanti, ishin për mua miq te vertete. Në Vlorë e kam ende miqësinë dhe aty ekziston akoma fjala miqësi. Unë kisha pak lekë kështu që nuk paguaja kurrë dhe ndihesha edhe keq. Apartamenti ishte paguar mëparë jo nga unë. Shkonim në plazh kalonim kohën, rrinim bashkë. Është e dukshme që unë duhet të maskoja identitetin tim, dhe kjo zgjedhje për të bërë një intervistë televizive me një tv të huaj dhe e para që po bëj në video, në radhë të parë për  tju kërkuar ndjesë miqve që më kanë njohur si Cristiano shkrimtar, kam zgjedhur të shpik diçka që lidhte atë që do të bëja vërtetë.

Në Sazan kam qenë në 2019 , dua para së gjithash t’ju kërkoj falje të gjithe miqve në Vlorë, ti e di që kam një çun që është gjysmë italian e gjysmë vlonjat, djali im i katërt i ka të dyja shtetësitë, quhet Liam.Unë gjithësesi kam ndërmend të kthehem në Vlorë

Nëse të kërkojnë për të proceduar në Shqipëri?

Davide: Unë do të kthehem për të paguar ato që kam bërë në Shqiperi. Vendosa Top Channel, për dy motive, e para sepse të njoha nga afër, Top Chanel sepse mendoj që është një televizion referimi.

 

Jam i gatshëm të kthehem për tu proceduar, absolutisht. Në Itali kam hyrë pa dokumenta, me një autobus pelegrinësh. Ka një gjë të rendësishme që duhet ta them, më kanë ndaluar përpara një bankomati, po është e vërtetë dhe kam tërhequr dy herë nga bankomati dhe pastaj ika në ishullin e Zambakut për të ikur më pas në ishullin e Montekristos. Kisha këtë hartë, këtë informacion që mund të kërkoja një thesar dhe ata kanë 50 vite që ata kanë studiuar dhe menduan që një njeri si unë që s’kishte më motiv të jetonte nuk do bënte asgjë për t’jua hedhur.

 

Situata është e vështirë në familje si me ish gruan edhe me bashkëjetuesen por tani po rri 24 orë me fëmijet e mi. Dua ti kerkoj falje të gjithë atyre që më kanë njohur si Kristiano, qytetarëve të Pukës, policisë dhe autoriteteve shqiptare sepse nuk e kam bërë këtë për t’u tallur me ta dhe as për të luajtur por me të vërtetë kam njohur njerëz të shkëlqyer, dhe mbi të gjitha të gjithë qytetarëve shqiptarë sepse kanë dëgjuar akuza të padrejta në lidhje me këtë rast. Por unë kam një respekt të jashtëzakonshëm dhe mendoj që janë njerëz të jashteëzakonshëm dhe gjithashtu mendoj që për mua kanë një opinion shumë të mirë dhe do të vij patjetër sërish në Vlorë . /tch


Shtuar 27.09.2021 20:26