Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit.
Përmbajtja e fibrave të këtij fruti krijon një ndjenjë të ngopjes, kështu që ngrënia e tij para vaktit kontribuon në ngrënien e sasive më të vogla të ushqimit, si dhe shmangien e ushqimeve të tjera jo të shëndetshme.
Sipas nutricionistit të njohur Rob Hobson, mollët ngopin tre herë më shumë se një çokollatë dhe sigurisht shumë më e shëndetshme.
“Mollët përmbajnë 1,2 gr fibra diete për 100 gr fruta, gjë që na bën të ndihemi të ngopur dhe parandalon dhimbjet e urisë, veçanërisht kur hahen para vaktit”, thotë Hobson.