Hamas publikon bilancin e fundit: Më shumë se 20 mijë njerëz janë vrarë në Gaza

Në një deklaratë në rrjete sociale, Hamasi thekson se numri i njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza deri më tani i ka kaluar 20,000.

Ndërkohë Izraeli dhe SHBA më parë kanë hedhur dyshime lidhur me raportet e publikuara nga Hamasi. BBC shkruan se numri i të vrarëve në Gaza mund të jetë i lartë, por ende është vështirë të dilet me shifra zyrtare, pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e shkatërruara, shkruajnë mediat e huaja.

Më herët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby tha se diskutimet për një armëpushim në Gaza po mbahen në mënyrë serioze.

Sipas raporteve të mediave izraelite, negociatat mendohet të përqendrohen në një marrëveshje për të liruar disa nga pengjet e mbetura, ndoshta në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.


Shtuar 20.12.2023 18:48