Hamas: Ne refuzojmë çdo plan ndërkombëtar ose izraelit për të ardhmen e Rripit të Gazës

Grupi islamik palestinez Hamas tha në një dokument të publikuar sot se sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit ishte një “hap i domosdoshëm” dhe një “përgjigje normale” përballë “të gjitha komploteve izraelite kundër popullit palestinez”.

“Ishte një veprim mbrojtës në kontekstin e heqjes qafe të pushtimit izraelit, rifitimit të të drejtave të palestinezëve dhe rrugës drejt çlirimit dhe pavarësisë”, tha Hamasi.

Në të njëjtën kohë, Hamasi sot kërkoi t’i jepet fund “agresionit izraelit” në Gaza dhe deklaroi se vetëm populli palestinez duhet të vendosë për të ardhmen e rajonit.

“Ne refuzojmë kategorikisht çdo plan ndërkombëtar ose izraelit që synon të vendosë për të ardhmen e Rripit të Gazës,” tha organizata palestineze në një dokument që shpjegon sulmin që kreu më 7 tetor në tokën izraelite dhe bën thirrje për “fundin e menjëhershëm të agresionit izraelit. “./albeu.com


Shtuar 21.01.2024 16:37