“Hallall qumështi i nënës, t’i kisha puth duart”, ja çfarë i shkruajnë moshatarët 17-vjeçarit artist që vrau për hakmarrje (FOTO LAJM)

17 vjeçari Florian Pervathi vrau për hakmarrje një 65 vjeçar ne oborrin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lezhë. Lek Lekgjonaj mbeti viktimë pasi u qëllua disa herë me armë zjarri.

Vëllai i viktimës në vitin 2009 vrau babain e të miturit. Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ai aksidenti edhe djalin e madh të shtëpisë. E ëma, duke menduar se bashkë me bashkëshortin, viktimë kishte mbetur edhe djali i madh, piu helm, duke gjetur menjëherë vdekjen. Çifti Përvathi la 4 fëmijë jetimë.

Autori Ndue Lekgjonaj u dënua me 10 vjet burg. Ai përfitoi ulje dënimi dhe kreu 7 vjet burg. Më pas u largua jashtë vendit.

Floriani ishte 4 vjeç kur humbi të dy prindërit. Asokohe nuk e kuptonte cfarë kishte ndodhur, por me kalimin e viteve, mësoi që babanë ia vranë, e në vendin ku jetonte, ligji që ishte kanuni parashikonte gjakun.

Pas 13 vjetësh nga dita kur Floriani humbi të dy prindërit, vendosi të marrë gjak te familja Lekgjonaj për të atin. Lek Lekgjonaj, ishte pa faj, por u vra vetëm se ishte vëllai i personit që i kishte vrarë babanë.

17-vjeçari zgjodhi të burrërohet para kohe, e të marre hakun e të atit duke vrarë kështu bashkë me hasmin edhe të ardhmen e tij.

Dukej se e ardhmja do të kishte qenë në botën e artit për Florianin, nëse jeta nuk do ta kishte përballur me humbjen e prindërve, e më tej kanunin. Në rrjetet sociale ai shkruante:

” Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”, “Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”, “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë”. Në instagramin e tij vihen re vizatime, që tregojnë talentin e tij, në fushën e artit.

Ndërkohë shokët e tij në rrjetet sociale e kanë komplimentuar adoleshentin për veprimin e kryer.

Sipas tyre ai ka rikthyer nderin e familjes me gjakmarrjen e të atit./albeu.com/