Orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur makina e përket shtetasit Marsel Buqo, punonjës në një karburant në Bilisht. Sipas burimeve nga policia Buqo është shtetasi i akuzuar nga Deizi Arapi, të cilës ju dogj mjeti pak javë më parë. Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet e qëllimshme.
“Gjithashtu rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit”, njofton policia./albeu.com