Hakerat iranianë që sulmuan sistemet qeveritare verën e këtij viti dhe më vonë në shtator ndërhynë në sistemet e qeverisë, kanë publikuar këtë të hënë të dhëna të tjera.
Janë dhjetëra dokumente me emra dhe foto shqiptarët, ku në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”, por se për çfarë bëhet fjalë nuk specifikohet.
Kjo listë disponohet nga Policia e Shtetit dhe bëhet fjalë për persona që janë ndaluar në vendin tonë, ose jashtë shtetit, për vepra të caktuara në shkelje të ligjit.
Po ashtu, dokumenti përmban dhe të dhëna të tjera të shtetasve shqiptarë, si numri i identifikimit, ditëlindja, vendbanimi, shteti dhe atësia. Të dhënat e publikuara më sipër, të cenusuara për shkak të informacioneve sensistive, janë pikërisht ato që kanë publikuar hakerat.
Po ashtu hakerat publikuan informacione për mënyrën sesi i shumëkërkuar i drejtësisë Talo Çela lëvizte i pashqetësuar në Tiranë., pavarësisht se drejtori i Policisë së Shtetit ishte informuar për këtë.
Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.
Çfarë është “MEMEX”?
“MEMEX” njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.
Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar./albeu.com