“Hajde se ndodhi hataja”, vëllai i vrau gruan, flet bashkëshorti i Migenës: Ç’të shikoja, gjak dhe dy trupa

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e së shtunës, më 8 prill, ku 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) dhe më pas veten.

Krimi i rëndë ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit në Shkozë, teksa Migena ishte në gjumë. Së bashku me të në krevat ndodhej edhe vajza e saj e mitur, 2 vjeç.

Bashkëshorti i Migenës dhe vëllai i autorit nuk ndodhej në banesë pasi punonte taksist gjatë natës.

LEXO GJITHÇKA PËR TRAGJEDINË NË SHKOZË

Erjon Sinani, në një intervistë për Abc ka bërë me dije se lajmin e ka marrë vesh nga prindërit të cilët i kanë thënë se në shtëpi ka ndodhur hataja.

Sinani: Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tokë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë./Albeu.com/