“Hajd urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama pasi fitoi mandatin: Listat e PS ishin kryevepër

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin “Frontline” në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka treguar edhe mesazhin që ka marrë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, pasi mori mandatin e deputetit.

Sakaq, për Erion Braçe, listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ishin një kryevepër.

“Mandatin unë se kam marr akoma sepse do të rinumërohen votat. Ai më tha hajde urime se na çmende. Ajo që ka bërë Rama këtë herë është një kryevepër për vendosjen e listave.

Ai ka 2 vite që ka punuar për zgjedhjet. Kjo është ajo që nuk kuptojnë të tjerët dhe prandaj është përpara ai. Javën tjetër ne do nisim një cikël diskutimesh me kolegët që do të jenë në parlament në Shtator edhe për t’i njohur më mirë të rinjtë.”-tha Braçe.


Shtuar 10.06.2025 21:15

Tags: ,