Kryeministri Rama sot ka folur për afganët që priten të vijnë në Shqipëri. Ndërkohë që deklaroi se vonesa e tyre po ndodh vetëm për shkak të logjistikës, ai shtoi se shtetasit afganë që vijnë në Shqipëri janë njerëz të shquar të artit.
Rama tha se ka parë listën e personave që do të vijnë në Shqipëri dhe mes tyre ka yje filmash që i ka parë në Netflix, gazetarë, aktorë apo artistë të fushave të ndryshme.
Deklarata e Ramës:
E thatë në mënyrë të përsosur. Se kisha mendjen te politika kur dola në rrugë për të qenë aty me të gjithë të tjerët për të kërkuar ndryshimin e regjimit këtu. Ishte për shkak të kufizimeve në veprimtaritë artistike që ndjeva nevojën për liri.
Kështu ishte për të gjithë shqiptarët e asaj kohe. Duke parë listën që kemi marrë, emrat e njerëzve, në profilet e tyre mund të shihja gazetarë, kineastë, yje filmash, apo fytyra që ndoshta i kemi njohur përmes netflix. Si mund t’i lëmë këta njerëz në baltë?!
Si mund t’ua mbyllim përgjithnjë dritaren e krijimtarinë. Duke iu thënë se në 5 vitet që vijnë do ju nxjerrim prej andej ndërkohe që për ta ka një litar të errët për të përgatitur për të varur ëndrrat e tyre. /albeu.com/