“Më pëlqeu të shihja zjarrëfikësit duke vrapuar për të shuar flakët”. Këto janë fjalët e një 20-vjeçari i cili me një çakmak i vuri zjarrin zonës së Karistos në Evia disa ditë më parë.
Para hetuesve grekë, i riu rrëfeu se kishte shkaktuar katër zjarre të tjera në po këtë zënë gjatë Korrikut, por edhe këtë muaj.
Në një intervistë për median “Star” ai shpjegon se është penduar për veprimin që ka kryer, por dëshmia e tij ka sjell reagime të forta nga opinion publik grek.
Ai është një nga 79 personat e arrestuar që dyshohen për zjarrëvënie.
Beteja me flakët vijon në Evros aty ku situata ka qënë më e rënduar.
Zjarret kanë shkaktuar një fatkeqësi të madhe ekologjike në pyllin e Dadias aty ku edhe para disa ditësh u gjetën trupat e pajetë të 20 emigrantëve.
Në këtë angazhim të madh prej disa ditësh për shuarjen e flakëve në disa rajone në Greqi, marrin pjesë edhe forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave civile shqiptare. /Klan news