Guvernatori i Teksasit: Ndalohet vaksinimi i detyrueshëm në vend

Guvernatori Greg Abbott ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që ndalon të gjitha njësitë, përfshirë kompanitë private, të detyrojnë vaksinimet në Teksas.

Repiblikani Abbott ka qenë një nga udhëheqësit më të zëshëm të SHBA që kundërshtoi bërjen e detyrueshme të vaksinave të koronavirusit.

Ai ka bërë dekrete të ngjashme që nga fillimi i pandemisë, por ky është i pari që përfshin punëdhënësit privatë dhe klientët e tyre.

Guvernatori u ka bërë thirrje ligjvënësve të shtetit që të miratojnë një ndalim në ligj.

“Vaksina Covid-19 është e sigurt, efektive dhe mbrojtja jonë më e mirë kundër virusit, por duhet të mbetet vullnetare dhe kurrë me detyrim”,  tha Abbott në një deklaratë.

Ky veprim e kthen atë kundër Presidentit Demokrat Joe Biden, i cili u bëri thirrje firmave muajin e kaluar të prezantojnë vaksina të detyrueshme për stafin e tyre./albeu.com


Shtuar 12.10.2021 08:57