Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka thënë se ekonomia e vendit do të vazhdojë të rritet, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në vitin 2022.
Sekjo tha se, çmimet e lëndëve të para të ushqimeve dhe produkteve kanë njohur në rritje të shpejtë gjatë muajve të fundit, duke shtuar se kjo vjen nga rritja e pagave dhe punësimeve.
“Ndonëse rritja ekonomike rezultoi më e shpejtë dhe niveli i nflacionit më i lartë se parashikimit. Inflacioni në gusht dhe korrik ka ardhur në rritje karahasuar me 6 muajt e fundit. Çmimet e lëndëve të para të ushqimeve dhe produkteve kanë njohur në rritje të shpejtë gjatë muajve të fundit. Projeksionet aktuale flasin për një normalizim të situatës gjatë vitit të ardhshëm. Ecuria e çmimeve të produkteve energjetike vijon të mbetet në veëmendje të bankave në të gjithë botën. Presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje. Kjo rritje vjen edhe nga rritja e pagave dhe punësimeve. Ecuria e inflacionit rrezikohet nga ecuria e çmimeve në tregjet botërore. Rreziqet janë rivendosja e kufizimeve, rimëkëmbje më e ngadaltë e investimeve dhe konsumit si edhe një shtrëngim më i shpejtë i kushteve monetare. Rritje më e shpejtë dhe më e qëndrueshme në kohë në tregjet botërore. Skenari i fundit po merr rritje të çmimit të naftës dhe gazit në tregje botërore”, tha Sejko./albeu.com