Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais, se negociatat e paqes në këtë moment nuk janë të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Për fat të keq, nuk mendoj se bisedimet e paqes janë të mundshme për momentin. Unë nuk shoh ndonjë mundësi për të arritur një armëpushim global tani”, tha Guterres.
Është e qartë se dy palët janë të angazhuara plotësisht në luftë dhe janë të bindura se mund të fitojnë, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, transmeton N1.
Megjithatë, Guterres theksoi se shpreson që në të ardhmen do të jetë e mundur që Rusia dhe Ukraina të sillen në tryezën e bisedimeve.
Këtë të martë, Rusia feston Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Naziste në 1945.
Përpara mijëra ushtarëve rusë dhe elitës politike të mbledhur në Sheshin e Kuq të Moskës, Presidenti Vladimir Putin akuzoi vendet perëndimore për orkestrimin e një lufte kundër Rusisë dhe falënderoi heronjtë që luftojnë në Ukrainë.