Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku dy vajza të moshës të moshës 31 dhe 28 vjeçe janë konfliktuar me njëra –tjetrën duke u goditur me grushte.
Policia e Kavajës ka proceduar penalisht shtetasen D.Ç, 31 vjeç, pasi për motive të dobëta goditi shtetasen M.B, 28 vjeç.
Një tjetër ngjarja akoma më e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku policia ka proceduar penalisht një gruan 52-vjeçarer, M.SH, pasi ka goditur një të mitur 9-vjeçar me sende të forta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasen M. Sh., 52 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një të mitur 9-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasen F. Ç., 31 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen M. B., 28 vjeçe. /albeu.com