Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet një seancë me tone të ashpra, në atë të Kosovës ka plasur dhuna mes deputetëve.
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë përleshur fizikisht në seancën e sotme.
Dhuna ka nisur gjatë kohës kur ishte duke folur kryeministri Albin Kurti.
Ka qenë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ai që e ka provokuar. Ai është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.
Në këtë moment, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.
Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në dhunë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar policinë, ndërsa seanca është ndërprerë./albeu.com
View this post on Instagram