Është mbyllur mes tensionesh seanca e sotme plenare. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, theksoi se nuk mund të vijojë një seancë normale, në një kohë që deputetët e opozitës kanë si qëllim të krijojnë tensione.
Kujtojmë që seanca nisi mjaft e tensionuar, pasi deputetët e opozitës tentuan sërish që edhe këtë javë të bllokonin karriget e ministrave, por nuk u lejuan nga garda e Republikës.
View this post on Instagram
Megjithë tensionin kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla vijoi seancën duke ju dhënë fjalën deputetëve që të flisnin nga vendi.
Gjatë kohës që po fliste deputeti socialist Vullnet Sina, ka ndërhyrë kolegu i tij demokrat Bledion Nallbati, i cili e ka goditur me grusht.
Seanca plenare u ndërpre dy herë, deri nëmomentin që u mbyll përfundimisht.