Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zbardhur diskutimet gjatë takimit me përfaqësuesit nga 28 partitë simotra të Partisë Popullore Europiane.
Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi thekson se kanë diskutuar për çëshjet shqetësuese si zgjedhjet, kapja e institucioneve nga pushteti, pengimi i drejtësisë nga puna e saj si edhe rreziku e dominimit të shtetit nga interesat personale.
Për kreun e grupit demokrat, prania e misionit faktmbledhës në vend, nuk është thjesht një vizitë protokollare, por gjithashtu një sinjal i fortë që tregon se zhvillimet e fundit në Shqipëri janë tashmë në fokusin e BE-së.
“Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve.“, thekson ai.
Reagimi i plotë:
Shqipëria në vëmendjen e EPP
Sot, së bashku me kolegët e Kryesisë së Grupit Parlamentar, u takuan në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane, përfshirë eurodeputetë.
Në një diskutim të hapur dhe serioz, trajtuam çështjet që shqetësojnë çdo qytetar: zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale.
Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve.
Faleminderit EPP për mbështetjen.
