Grupi Parlamentar i PD miraton emrat e 7 nënkryetarëve të Komisioneve që do të drejtojë mazhoranca

Ditën e sotme, në mbledhjen e grupit parlamentar, Partia Demokratike caktoi emrat e 7 nënkryetarëve të Komisioneve Parlamentare, që do të drejtohen nga mazhoranca e Partisë Socialiste

Nënkryetarët e komisioneve që do të drejtojë mazhoranca:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nenkryetar Eno Bozo.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nenkryetar Oerd Bylykbashi.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes nenkryetar Klevis Balliu.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm nenkryetar Bledi Himci.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural nenkryetar Xhelal Mziu.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, nënkryetar Albana Vokshi.

Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale nenkryetar Ivi Kaso.

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Luciano Boçi.

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa.

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia.

Ndarja e Komisioneve Parlamentare në Kuvendin e ri u prezantuan nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS më 11 shator.

Do të jenë në total 11 komisione, nga të cilat 7 mazhoranca dhe 4 opozita.

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë mazhoranca:

Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut -Ulsi Manja

Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme – Igli Hasani

Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia) – Blendi Klosi

Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat – Milva Ekonomi

Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare – Bledi Çuçi

Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore – Anila Denaj

Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Kryetar i komisioni Nisma Qytetare – Fatmir Xhafaj