Grup kriminal në Belgjikë, zbardhet lidhja e ish-drejtoreshës së Kadastrës me vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e ish-drejtoreshës së Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi dhe lidhjes së saj me një grup kriminal, të cilët i ndihmonte për të pastruar paratë.

Vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj, janë dënuar në Belgjikë për trafik droge, ndërsa me vendim te Gjykatës së Posaçme, ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në vendin tonë.

Sipas burimeve, rezultojnë se vëllezërit kanë lidhje të afërt familjare me Rajmonda Dashin. Në pranga përfundoi edhe një biznesmen, shtetasi Ardian Malasi.

Lexo edhe: SPAK sekuestron 16 apartamente, biznese dhe 27 llogari bankare. Kujt i përkasin

SPAK e akuzon Dashin, për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, Dashi ka ndihmuar në pastrimin e parave dy vëllezërit Ramaj, të dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë, për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndaj Dashit, gjykata ka caktuar masën e arrestit në shtëpi.

Ditën e sotme, me vendim të SPAK u bë sekuestrimi i pasurive të dy vëllezërve, konkretisht 12 apartamente në qytetin e Fierit, 4 apartamente në Tiranë, 3 ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës, 27 llogari bankare, një shoqëri tregtare dhe 2 automjete./Albeu.com 

 


Shtuar 26.10.2023 14:54