Gruaja ulet përballë eskavatorit: Për një b*th oligarku si Salillari po na shkatërroni (VIDEO)

Banorët e Lumasit prej kohësh janë ngritur në protesta për të penguar mjetet e firmës kontraktuese për ndërtimin e ujësjellësit, i cili sipas tyre do shkaktonte një dëm të madh mjedisor.

Ata janë shprehur se me burimin e Sinecit mbajnë familjet e tyre.

Gjithashtu banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.

Së fundmi një tjetër situatë e rëndë ka ndodhur, ku një grua është ulur përballë eskavatorit duke kërkuar që ky projekt të anullohet, duke akuzuar shtetin se nuk i bën dot ballë një oligarku si Salillari.

“Një zonjë e revoltuar në fshatin Lumas hidhet para skrepit i cili po shkatërronte shtratin e lumit Sinec . Dëmi është i jashtëzakonshëm dhe nuk po punohet sipas projektit të miratuar nga bashkia, pasi sipas projektit punimet të kryhen anës rrugës dhe jo në lumë.

Demi ekologjik është i jashtëzakonshëm. .Projekti është devijuar pa leje për shkak të rezistencës së banorëve.

Ky krim mjedisor është duke u kryer në prezencë të rreth 60 forcave të policisë me urdhër të shefit të komisariati të policisë Kucove Geron Seitllari me urdhër të Drejtorit te Pergjithshem te Shtetit Ardi Veliu ,” shprehet një qytetar. /albeu.com/


Shtuar 2.08.2021 13:08