Gruaja që “fundosi” Safet Gjicin “shënjestronte” burrat me para, del foto me biznesmenin e njohur

Detaje të reja dalin ne lidhje me gruan që “fundosi” karrierën politike të ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Kujtojmë se më datë 16 qershor qarkulloi në rrjetete sociale dhe media video erotike e Safet Gjicit, i cili ishte filmuar duke kryer duke kryer marrdhënie seksuale me Alma K.

Pas skandalit Safet Gjici dha dorëheqjen, ndërsa SPAK nisi hetimet ndaj tij.

Por çfarë dimë deri tani për gruan misteriose që uakap duke bërë seks me Gjicin në zyrë?

Alma ka një të shkuar të pasur me burra të politikë, biznesit dhe medias. Një burim hetimor tha për gazetën DITA se shënjestrat e saj ishin kryesisht njerëz të martuar dhe me shumë lekë.

Sigurisht që jo të gjithë shënjestrat e saj kanë rënë pre e shantazhit. Por përpjekja e Alma K. për t’i dokumentuar takimet me ta, ka qenë e qartë. Ajo i fotografonte ata dhe veten në çdo takim, qoftë ky dhe i rastësishëm.

Një ndër biznesmenët me të cilët Alma kishte shoqëri është edhe biznesmeni i njohur, Fatos Cerenishti, President i Fafa Hotels.


Rrethanat në të cilat është publikuar video erotike e Safet Gjicir mbeten ende një mister. Shumë thuhen lartë e poshtë, por deri në zbardhjen e rastit nga SPAK-u asgjë nuk mund të konsiderohet e faktuar.

Pas skandalit të Gjicit, në Kukës pritet të zhvillohen zgjedhje pas një muaji e gjysmë dhe dhimbja e kokës për të majtën tani është se kush do të pranojë të zerë vendin e Gjicit të madh, ndërkohë opozita do të përpiqet të kthejë disi nderin e humbur në zgjedhjet lokle, ku u detyrua të lerë edhe një bastion si Kukësi. Nga ana tjetër, maxhoranca po përpiqet me ndikimin e saj në media që çështjen e Gjiçit ta trajtojë si produkt të një marrëdhënieje ordinere mes dy personash të rritur dhe jo abuzim me detyrën nga kryebashkiaku socialist i Kukësit./albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 15:30