Gruaja në Fier padit bashkëshortin: Nuk më lë të takoj fëmijët

Një grua në Fier ka kallëzuar penalist bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit nuk e lejon të takojë fëmijët e saj të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ky shtetas nuk e lejon të takojë fëmijët e saj të mitur, sipas vendimit të Gjykatës Fier”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 22.07.2022 10:48