‘Gruaja e lodhur, burri mos ti futet në dyshek!’. Kalemi: Hoqa helmin!

Sot në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të pranishëm Gilberta Simoni, Elios Shuli dhe Linda Kalemi ku diskutuan për lidhjet toksike. Linda gjatë bisedës pohoi se mentaliteti shqiptar në një marrëdhënie ende kërkon fajtorin dhe se sociologët e psikologët nuk japin asnjë zgjidhje.

 “Nuk ka të drejtë një burrë shqiptar të hyjë në dyshek tek gruaja në kohën që ëhstë e lodhur dhe po fle gjumë, nëse ka punuar, ka ushqyer fëmijët, nuk ka të drejtë të hyj në dyshek në dy të natës pasi ka parë telvizion apo ka pirë birra me shokët, dhe fillon të prek sepse është momenti që do të ndjehet i lumtur. Nëse nuk respektohen ndjenjat e secilit e sidomos gruaja”

Ndër të tjera shtoi se përse nuk i mësojmë djemtë tanë që edhe tavolinën mund ta shtrojnë. Sipas sa,j ne jemi  shoqëri toksike dhe kete ta zgjidhim duke filluar nga nënat përmes politikave sociale.

“Unë shikoj se sa toksike paskam qenë unë. Dhe unë kisha këtë mo, do mbaja 10 burra si ai që kisha, që e largova sepse me dukej toksik, e përzura i thashë ik se nuk dua më se grindemi, në fakt unë e doja dhe nuk doja të ndahesha. Por mbase isha dhe unë toksike për të. Prandaj eja ti zgjedhim me themel këto gjëra”.

Ajo pohoi ne fund se: “Pasi hoqja “helmin”, toksiken nga shpia, unë jam futur në një kazan me helm 20 vjet e ndarë, po ta kisha kuptuar do mbaja 10 burra si ai, këtu i jap mesazh grave mos shëmbni familje shikoni tek vetja , përse  burri del jashtë pi birrë me shokët dhe jo me mua”.


Shtuar 18.01.2022 18:36