Në një komunikim me gazetarët, bashkëshortja e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, ka mohuar deklaratën që ka bërë në polici, ku shprehej se prej disa kohësh dhunohej dhe mbahej e vëzhguar me kamera nga bashkëshorti i saj.
Ajo shprehet se kamerat i ka vendosur vetë dhe se nuk ka qenë asnjëherë i dhunuar nga i shoqi.
E pyetur se përse e ka denoncuar dhe ka deklaruar të kundërtën në polici, ajo u shpreh: “Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës”!